Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, sekuestrohen 80 çadra dhe 160 shezlongë

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës, sekuestrohen 80 çadra dhe 160 shezlongë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen përkatëse nga subjekte të ndryshme, përmes vendosjes së çadrave dhe shezlongëve. Gjatë kontrolleve, në hapësira publike në plazhin e Valipojës, u hoqën dhe u sekuestruan gjithsej, 80 çadra dhe 160 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga shtetasi D. M. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 71 vjeç, banues në Velipojë. Shërbimet e Policisë do...