Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Currilave, sekuestrohen 91 komplete me çadra dhe shezlongë! 3 persona të proceduar

Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Currilave, sekuestrohen 91 komplete me çadra dhe shezlongë! 3 persona të proceduar

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike. Shërbimet e Komisariatit Durrës kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë. Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Currilave, në lagjen nr. 1, u hoqën dhe u sekuestruan në total 91 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi...
Burimi: Top-Channel.tv