Lirimi vullnetar i hapësirave anës rrugëve kombëtare, Balluku: Afati skadon nesër, penalizim për ata që refuzojnë

Lirimi vullnetar i hapësirave anës rrugëve kombëtare, Balluku: Afati skadon nesër, penalizim për ata që refuzojnë

Nesër 31 korrik, është afati i fundit për lirimin vullnetar të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare, të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e shoqëruar nga drejtoresha e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, inspektoi sot aksin rrugor Kamzë-Laç, ku paralajmëroi penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen. ”Po zbatohet reforma e kthimit të ligjshmërisë të territorit të Shqipërisë për sa i përket sigurisë rrugore por edhe hapësirës publike e cila duhet liruar. Ne i kemi bërë thirrje të gjitha subjekteve dhe...