Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lirimi i hapësirave publike/ Kryeministri Rama mbledh ministrat në periferi të Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në periferi të Tiranës kabinetin qeveritar. Në fokus të mbledhjes është realizimi i objektivave dhe reformave të nisura në terren. Kabineti qeveritar do të raportojë lidhur me ecurinë në sektorin përkatës dhe për përmbushjen e detyrave të ngarkuara nga Kryeministria. Mbledhja vjen disa javë pas nisjes së aksioneve në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme. Top Channel