Ligji i ri amerikan kundër Rusisë, Trump mund t’i ndëshkojë shtetet që blejnë naftë dhe gaz nga Moska!

Ligji i ri amerikan kundër Rusisë, Trump mund t’i ndëshkojë shtetet që blejnë naftë dhe gaz nga Moska!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur ligjin e ri që forcon sanksionet ndaj Rusisë dhe Iranit dhe i jep administratës amerikane kompetenca të reja për të ushtruar presion ekonomik ndaj Moskës. Ligji, i emërtuar “Lindsey O. Graham Sanctioning Russia and Iran Act of 2026”, parashikon masa ndaj zyrtarëve rusë, oligarkëve, bankave dhe institucioneve financiare të lidhura me Rusinë. Një nga pikat kryesore të ligjit është mundësia që presidenti amerikan të vendosë tarifa deri në 100% ndaj vendeve që blejnë naftë dhe gaz natyror rus. Masat nuk vendosen automatikisht, por ligji i jep presidentit autoritetin për t’i zbatuar ato. Kjo dispozitë mund të prekë veçanërisht Kinën dhe Indinë, dy prej blerësve kryesorë të naftës ruse. Uashingtoni synon përmes këtyre masave të rrisë presionin...