Ligjërimi bisedor, nyjat dhe alkimia poetike e Donika Dabishevcit

Ligjërimi bisedor, nyjat dhe alkimia poetike e Donika Dabishevcit

Nga Ismail Syla Në përmbledhjen me poezi Grue prej zjermi, të Donika Dabishevcit ka vargje-ftesë që grishin për të pirë një kafe, rrëfim lirik si u rrit një brez ose shpjegime poetike pse një grua nuk pranoi të jetonte sipas parapëlqimeve të të tjerëve. Vargu i saj merr ritmin e një bisede që lejon veten të sqarojë, të përsërisë e të ndalet te një hollësi, derisa, brenda së njëjtës fjali, varg, një folje ndryshon gjithçka. Këmbët nën tavolinë “rrnojnë”, nënat “e lexonin t’keqen” në zhurmën e hapave, kufijtë gjenden “të gdhendur” në mishin e kufomave. Në këtë lëvizje qëndron harmonia e diskurseve në librin e Dabishevcit: ligjërimi bisedor krijon afërsinë e zërit, ai rrëfimor dhe shpjegues i jep përvojës rendin në kohë, ndërsa nyja poetike...