Liga e Kombeve në prag, Maran ndjek nga afër 3 ndeshje të kampionatit! Në kërkim të elementëve të rinj për kuqezinjtë
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka vijuar turin e tij të monitorimit të ndeshjeve të kampionatit Abissnet Superiore. I shoqëruar nga ndihmësit e tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, tekniku kuqezi ka ndjekur fillimisht të mërkurën sfidën hapëse të javës së 9-të, Vora-Vllaznia. Italiani ka vazhduar më pas me Tirana-Dinamo të enjten në “Niko Dovana” të Durrësit dhe për ta mbyllur turin e tij me ndeshjen Egnatia-Teuta, që u luajt dje pasdite në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës. Siç kishte deklaruar qysh në momentin e nënshkrimit të kontratës me FSHF-në në muajin maj, Maran vazhdon të vëzhgojë nga afër ndeshjet e kampionatit dhe të monitorojë paraqitjet e lojtarëve që janë ose mund të jenë kandidatë potencialë për Kombëtaren shqiptare. Gjithashtu, trajneri kuqezi ka vizituar më parë...
Burimi:
javanews.al