“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin Maj nga Meri Gjini: Kthesa të papritura, për çfarë të përgatitet secila shenjë

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin Maj nga Meri Gjini: Kthesa të papritura, për çfarë të përgatitet secila shenjë

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin maj në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Muaji maj parashikohet të jetë një periudhë e ngjyrosur nga ndikimi i hënës, ku rezultatet do të varen kryesisht nga gjendja emocionale. Ky muaj nis me një Hënë të Plotë tek Akrepi, vazhdon me një Hënë të Re te Demat në mes të muajit (moment fantastik për nisje të reja) dhe mbyllet me një Hënë të Plotë te Shigjetari. DashiPër të lindurit në shenjën e Dashit, muaji nis me nxjerrjen në sipërfaqe të problematikave të vjetra ose të harruara. Pozicioni i planetëve i detyron ata të gjejnë forma për të zgjidhur çështjet praktike, si pronat, punën, shkresat ose borxhet....