Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagosur

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi këtë pasdite përgjatë autostradës që lidh zonën e Umbrias dhe provincën e Rietit në Itali. Një autobus, një kamionetë dhe tre makina u përfshinë në përplasje. Sipas mediave italiane, nga aksidenti janë shënuar 5 viktima dhe 27 të plagosur. Segmenti i rrugës është mbyllur në të dyja drejtimet. Ekipet e sigurisë rrugore, forcat e rendit dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.