Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit

Marina italiane ka kryer një kontroll ndaj një cisterne nafte ruse në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit Pantelleria, mes Siçilisë dhe Tunizisë. Operacioni u zhvillua në kuadër të misionit europian EUNAVFOR MED IRINI, i cili monitoron trafikun e armëve dhe naftës në Mesdhe. Anija italiane “Thaon di Revel” ka hipur në bordin e cisternës “Toa Payoh”, e cila është nën sanksione të Bashkimit Europian dhe konsiderohet pjesë e të ashtuquajturës “flotë fantazmë” ruse. Kontrolli kishte si qëllim verifikimin e kombësisë së anijes, e cila përcaktohet nga flamuri që ajo lejohet të mbajë. Sipas të dhënave, “Toa Payoh” lundron nën flamurin e Kamerunit. Cisterna ishte nisur më 16 korrik nga porti i Kotonusë në Benin, me destinacion Stambollin, por u ndalua në perëndim të Pantellerias. Sipas autoriteteve...