Si të kujtoni ëndrrat? Metoda e thjeshtë që sipas ekspertëve funksionon vërtet
Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me ndjesinë se “nuk ëndërrojnë kurrë”, por sipas ekspertëve kjo nuk është e vërtetë. Të gjithë ëndërrojmë gjatë natës problemi është se truri shpesh nuk arrin t’i ruajë ëndrrat në kujtesë sapo zgjohemi. Sipas specialistëve të gjumit, ëndrrat ndodhin kryesisht gjatë fazës REM, periudha kur truri është shumë aktiv dhe përpunon emocione, kujtime dhe përjetime të ditës. Nëse zgjohemi jashtë kësaj faze, është më e vështirë të kujtojmë çfarë kemi ëndërruar. Metoda që konsiderohet më efektive për të kujtuar ëndrrat është mbajtja e një “ditari ëndrrash”. Ekspertët sugjerojnë të mbani pranë shtratit një bllok ose telefon dhe të shkruani menjëherë çdo detaj që ju kujtohet sapo zgjoheni edhe nëse bëhet fjalë vetëm për emocione, fragmente apo imazhe të paqarta. Kjo...
Burimi:
vizionplus.tv