Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare aktori kanadez Peter Cullen, i njohur në mbarë botën si zëri i personazhit të famshëm Optimus Prime në universin “Transformers”. Cullen ndërroi jetë dje, më 26 gusht, në shtëpinë e tij në Los Angeles, bëri të ditur agjenti i tij për TMZ. Deri më tani, nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes. Aktori ishte zëri i Optimus Prime në serialin e animuar “Transformers” të viteve ’80, si dhe në filmat e drejtuar nga Michael Bay. Përveç rolit ikonë në “Transformers”, Cullen ka interpretuar me zërin e tij edhe personazhin Eeyore në “Winnie the Pooh”, si dhe Predator në filmin e vitit 1987. Ai ishte gjithashtu zëri i Monterey Jack në “Chip ‘n Dale Rescue Rangers”, KARR në...