Si e ndryshon shtatzënia trurin e nënës?!

Si e ndryshon shtatzënia trurin e nënës?!

Shtatzënia nuk ndryshon vetëm trupin e një gruaje, por edhe trurin e saj. Sipas studimeve të fundit shkencore, gjatë dhe pas shtatzënisë ndodhin transformime të rëndësishme neurologjike që mund të zgjasin për vite me radhë. Ekspertët theksojnë se i ashtuquajturi “mom brain” apo “truri i nënës” nuk është një dobësim i trurit, por një proces natyral përshtatjeje për kujdesin ndaj fëmijës. Sipas hulumtimeve të publikuara nga National Geographic, gjatë shtatzënisë ndryshon veçanërisht materia gri e trurit, pjesa që lidhet me kujtesën, emocionet dhe mënyrën si ne përpunojmë informacionin. Shkencëtarët kanë zbuluar se disa zona të trurit “ristrukturohen” për ta bërë nënën më të ndjeshme ndaj emocioneve dhe nevojave të foshnjës. Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me aftësinë për të kuptuar emocionet dhe sinjalet...