Truri nuk ‘fiket’ plotësisht gjatë anestezisë, pacientët mund të dëgjojnë dhe përpunojnë fjalë

Truri nuk ‘fiket’ plotësisht gjatë anestezisë, pacientët mund të dëgjojnë dhe përpunojnë fjalë

Kur një person ndodhet nën anestezi të përgjithshme, mendohej se truri 'fiket' plotësisht. Por, një studim i ri sugjeron se truri kur pacineti është nën anestezi vazhdon të perceptojë tinguj, fjalë dhe madje biseda, edhe pse pacientët nuk mbajnë mend asgjë pasi zgjohen. Shkencëtarët zbuluan se hipokampusi, një strukturë e thellë e trurit që lidhet me kujtesën dhe orientimin hapësinor, vazhdon të dëgjojë, të mësojë dhe të parashikojë kuptimin e fjalëve edhe kur një person është plotësisht nën anestezi. 'Hipokampusi, gjatë miliona viteve të evolucionit, është specializuar aq shumë në përpunimin e informacionit, saqë e bën këtë edhe pa vetëdije', shpjegon Sameer Anil Sheth, profesor i neurokirurgjisë në Baylor College of Medicine dhe bashkëautor i studimit të publikuar në revistën shkencore Nature. Si u realizua...