Temperaturat e larta dhe të sëmurët kardiakë, mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

Temperaturat e larta dhe të sëmurët kardiakë, mjekët: Shmangni vapën dhe mos ndërprisni terapinë

Temperaturat e larta të kësaj vere po shoqërohen me një rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht atyre që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Në Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër, por edhe në repartin e Kardiologjisë në Spitalin Rajonal, fluksi i pacientëve është rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Sipas mjekëve, shumica paraqiten me shqetësime tipike të shkaktuara nga temperaturat e larta. “Rrezikuar janë një kategori e caktuar personash. Janë moshat e vjetra. Njëkohësisht janë të sëmurët të cilët vuajnë me probleme të zemrës, tregojnë një rëndim të gjendjes në këtë periudhë, mund të jetë një dhimbje gjoksi, një vështirësi për marrje fryme. Pacientët pra që ekspozohen për një kohë të gjatë në temperatura të larta mund të kenë marramendje, por ndjejnë edhe...