Pushimet verore dhe gjumi i fëmijëve, psikologia: Ruani rutinën për një zhvillim të shëndetshëm
Me përfundimin e vitit shkollor, rutina e fëmijëve dhe adoleshentëve ndryshon ndjeshëm. Përgjatë kësaj periudhe shtohet koha para ekraneve, ulet aktiviteti fizik dhe shpesh prishet edhe ritmi i gjumit. Kur jemi me pushime mund të tolerohet një largim i lehtë nga oraret e zakonshme të gjumit, por ai nuk duhet neglizhuar sipas psikologes klinike, Loreta Tomaj. “Duke qenë se gjatë verës dita është më e gjatë, si të rriturit, ashtu edhe adoleshentët dhe fëmijët mund të shkojnë për të fjetur disi më vonë krahasuar me periudhën e dimrit, duke e kompensuar gjumin në orët e mëngjesit. Kjo u jep mundësi të shijojnë më shumë shëtitjet, aktivitetet në natyrë apo organizimet e ndryshme që zhvillohen në Bashkinë e Shkodrës dhe në zona të tjera gjatë stinës...
Burimi:
javanews.al