Pse kruarja te ekzema nuk ndalet lehtë? Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur në lëkurë
Një rrugë nervore e panjohur deri më tani mund të shpjegojë pse disa pacientë nuk gjejnë lehtësim me trajtimet e zakonshme Studiuesit e Universitetit të Miçiganit kanë identifikuar një rrugë të re shqisore që shpjegon se si prekja e qimeve shumë të imëta në lëkurë mund të shkaktojë kruarje. Ky zbulim mund të hapë rrugë për terapi më efikase te pacientët me sëmundje kronike të lëkurës, si ekzema, ku trajtimet ekzistuese shpesh nuk japin rezultate të mjaftueshme. Studimi, i publikuar në revistën shkencore Neuron, ka zbuluar një grup të specializuar qelizash nervore të lidhura me qime të holla e të shkurtra, të ngjashme me qimet velus te njeriu, të njohura si “peach fuzz”. Sipas shkencëtarëve, këto neurone luajnë rol kyç në të ashtuquajturën kruarje mekanike....
Burimi:
syri.net