‘Pompa e fshehur e gjakut’/ Si ndikon përtypja më e gjatë në tru, kujtesë dhe uljen e stresit
Përtypja më e gjatë e ushqimit nuk ndihmon vetëm tretjen, por mund të përmirësojë edhe funksionin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin, madje të ndihmojë në uljen e rrezikut të Alzheimerit dhe demencës, sugjerojnë studime të fundit shkencore sipas një artikulli të BBC. Ekspertët e lidhin përtypjen me rritjen e qarkullimit të gjakut drejt trurit, duke e cilësuar atë si një lloj “pompe të fshehur gjaku”. Sipas Mats Trulsson, profesor në departamentin e shëndetit dentar në Karolinska Institutet në Suedi, teoria është se përtypja funksionon si një pompë që dërgon më shumë gjak në tru dhe ndihmon në mbajtjen aktive të tij. Nga tretja te funksioni i trurit Në nivelin më bazik, përtypja copëton ushqimin dhe e përzien atë me pështymën, duke e bërë më të...
Burimi:
syri.net