Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët, mjekët apelojnë për më shumë kujdes tek fëmijët dhe të rinjtë

Pijet energjike dëmtojnë dhëmbët, mjekët apelojnë për më shumë kujdes tek fëmijët dhe të rinjtë

Mjekët stomatologë po konstatojnë një rritje të rasteve të prishjes së dhëmbëve te fëmijët dhe të rinjtë. Mënyra e të ushqyerit, konsumi i lartë i sheqernave dhe mungesa e higjienës orale mbeten ndër faktorët kryesorë. Specialistët paralajmërojnë se edhe pijet energjike po shkaktojnë dëme serioze në shëndetin e dhëmbëve. “Faktorët kryesorë që është akoma më problematik është lloji i orizit, i miellit apo i bukës që përdoret te pjesa e fëmijëve, marka të ndryshme produktesh që është shporta e përditshme e ushqimeve. Ne shikojmë që kjo ndikon më shumë sesa vetë çokollatat apo ëmbëlsirat që prindërit merakosen më shumë”, u shpreh mjeku stomatolog, Fatjon Yzeiraj. Mjekët stomatologë po konstatojnë një rritje të rasteve të prishjes së dhëmbëve te fëmijët dhe të rinjtë, një problem që...