Përshpejtohet ora biologjike, të rinjtë plaken më shpejt se gjeneratat e mëparshme

Përshpejtohet ora biologjike, të rinjtë plaken më shpejt se gjeneratat e mëparshme

Të rinjtë po plaken më shpejt në krahasim me gjeneratat e mëparshme. Arsyet janë ende të paqarta dhe nën vëzhgim. Ajo që vërehet është një orë biologjike më e shpejtë në krahasim me ata të lindur pak dekada më parë. Ndryshimet vërehen pas vitit 1965, ku ky proces është në progresion të dukshëm. Është një studim i realizuar nga Washington University School of Medicine në St. Louis, i publikuar në revistën Nature Medicine. Janë analizuar të dhënat e mbi 160 mijë personave të 3 gjeneratave të ndryshme, nga UK Biobank, përfshirë edhe 10 mijë të rritur nga SHBA. Rezultoi se ka diferenca që arrijnë deri në 15% ndërmjet dekadave dhe të lindurve përkatës, çka përkonte edhe me rritjen e sëmundjeve, të cilat ishin në proporcion...