Një nutricionist zbulon zakonin më të mirë për të humbur peshë pas të 50-ave

Një nutricionist zbulon zakonin më të mirë për të humbur peshë pas të 50-ave

Humbja e peshës pas të pesëdhjetave bëhet më e vështirë për shumë njerëz sesa më parë, sepse masa muskulore, hormonet dhe metabolizmi ndryshojnë me moshën. Për shkak të kësaj, dietat që dikur jepnin rezultate shpesh nuk janë më aq efektive. Nutricionistët theksojnë se zgjidhja nuk është te dietat e rrepta ose te numërimi i çdo kalorie, por te krijimi i zakoneve të qëndrueshme të të ngrënit, raporton Index . Një nga zakonet më të rëndësishme është përfshirja e proteinave në çdo vakt. “Një nga zakonet më të mira për humbjen e peshës pas të 50-ave është t’i japësh përparësi proteinave në çdo vakt”, thotë për EatingWell nutricionistja Dr. Lisa Young. Ajo thekson se është një ndryshim i thjeshtë që merr parasysh ndryshimet natyrore që lidhen...