Katër gjëra që një kirurg zemre nuk i konsumon kurrë

Katër gjëra që një kirurg zemre nuk i konsumon kurrë

Kur një kirurg zemre flet për çfarë shmang në jetën e përditshme, ia vlen të lexosh. Jeremy London, i specializuar në kirurgji të përgjithshme, vaskulare dhe torakale, ka ndarë në rrjetet sociale katër gjëra që, sipas tij, nuk duhen prekur fare nëse kujdesesh për shëndetin. 1. Duhani: Për të, duhani është pa diskutim zgjedhja më e keqe që mund t’i bësh trupit. Dëmton mushkëritë, rrit rrezikun për kancer, sëmundje kardiovaskulare, infarkte dhe goditje në tru. Mesazhi i tij është i drejtpërdrejtë: mos pini duhan. 2. Alkooli: Edhe pse shpesh perceptohet si i pranueshëm në sasi të vogla, ai e quan toksik për çdo qelizë të trupit. Sipas tij, heqja dorë nga alkooli ka qenë një nga vendimet më transformuese që ka marrë si i rritur....