Ja si ta mbështesni një mik që po përballet me probleme të shëndetit mendor!
Mund të jetë e vështirë të dish se çfarë t’i thuash një miku që po vuan nga probleme shëndetësore mendor. Shoku im duket i mërzitur, çfarë duhet të bëj? Nëse keni vënë re një ndryshim tek shoku/shoqja juaj – ndoshta ka filluar të qëndrojë më shumë brenda dhe të anulojë planet, duket i pakënaqur ose nuk po bën më gjërat që bënte më parë – është një ide e mirë të flisni me të dhe ta pyesni se si po shkon. Mund të jetë e vështirë ta ngresh temën, veçanërisht nëse nuk është diçka për të cilën flet normalisht me ta, por është gjithmonë mirë të dish se dikush interesohet dhe të mbështet, edhe nëse nuk dëshiron të të tregojë ose nuk dëshiron ndihmën tënde. ...
Burimi:
syri.net