Gabimi më i madh me kremin e diellit që pothuajse të gjitha ne e bëjmë

Gabimi më i madh me kremin e diellit që pothuajse të gjitha ne e bëjmë

Të gjithë e dimë që kremi mbrojtës nga dielli është një hap i domosdoshëm në rutinën e përditshme të kujdesit për lëkurën. Megjithatë, ajo që shpesh na ngatërron është sasia e duhur: sa është mjaftueshëm për të siguruar mbrojtje reale dhe efektive? Pavarësisht nëse përdorni grim apo preferoni një pamje natyrale, kremi kundër diellit nuk duhet të mungojë asnjëherë. Ai nuk është vetëm një hap shtesë, por baza e një lëkure të shëndetshme dhe të mbrojtur nga dëmet e rrezeve UV. Rregulli i “dy gishtave” Një nga mënyrat më të thjeshta dhe praktike për të matur sasinë e duhur është i ashtuquajturi “rregulli i dy gishtave”. Aplikoni kremin përgjatë gishtit tregues dhe atij të mesëm, kjo sasi konsiderohet ideale për të mbuluar të gjithë fytyrën...