Edhe një gotë alkool në ditë rrit rrezikun për zemrën
Konsumimi i rregullt i alkoolit, edhe në sasi të vogla, mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës, paralajmëron një studim i gjerë amerikan. Sipas kërkimit të publikuar nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë, gratë që konsumojnë më shumë se tetë pije alkoolike në javë kanë rreth 50% më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje koronare të zemrës. Edhe ato që pinë në mënyrë episodike (të ashtuquajturat “binge drinking”) përballen me një rrezik edhe më të lartë. Studimi përfshiu mbi 430 mijë persona me moshë mesatare 44 vjeç, të cilët nuk kishin probleme të mëparshme me zemrën. Gjatë katër viteve ndjekje, u konstatua se rreziku për sëmundje të zemrës rritej paralelisht me nivelin e konsumit të alkoolit. Rezultatet treguan se gratë me konsum të lartë kishin...
Burimi:
syri.net