Analiza e gjakut mund të tregojë moshën e organeve

Analiza e gjakut mund të tregojë moshën e organeve

Me një analizë të thjeshtë gjaku mund të zbulohet mosha biologjike dhe jetëgjatësia e 11 organeve të trupit tonë. Testi i ideuar dhe realizuar është krijuar nga Universiteti Stanford dhe mund të jetë në treg brenda 3 viteve. Gjithashtu, me anë të këtij testi do të jetë e mundur të përcaktohen sëmundjet që mund të prekin këto organe brenda 10 viteve nga kryerja e testit, ku përfshihen edhe truri dhe zorrët. Aktualisht është në fazë eksperimentale dhe metoda është përshkruar në revistën shkencore “Nature Medicine”. Autorët shpjegojnë se çdo organ plaket në kohë të ndryshme dhe qëllimi është vrojtimi i sinjaleve të këtyre ndryshimeve. Gjatë fazës studimore janë vrojtuar të dhënat e 17 viteve të 600 mijë individëve nga UK Biobank. Mbi këto baza janë...