A rigjenerohen mushkëritë pas lënies së duhanit?

A rigjenerohen mushkëritë pas lënies së duhanit?

Për një kohë të gjatë është menduar se mushkëritë nuk kanë aftësi rigjeneruese. Megjithatë, sipas ekspertëve, kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Mushkëritë kanë një kapacitet të konsiderueshëm për t’u riparuar, veçanërisht pasi një person ndalon duhanin. Dr. Charlotte Dean, drejtuese e grupit për zhvillimin dhe sëmundjet e mushkërive në Imperial College London, shpjegon se mushkëritë janë zhvilluar për t’u përballur me dëmtime të ndryshme, si ndotja e ajrit, bakteret apo viruset. Duke qenë jetike për organizmin, ato kanë mekanizma natyralë për t’u shëruar pas dëmtimeve. Megjithatë, kjo nuk duhet të shërbejë si arsye për të vazhduar duhanin. Sipas Dean, duhani dhe produktet e tjera si cigaret elektronike i ekspozojnë mushkëritë ndaj një sasie të madhe grimcash toksike, shpesh përtej aftësisë së tyre për t’u...