A ndiheni të lodhur kur ngjitni shkallët? Kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e rëndësishme
Shumë njerëz e konsiderojnë gulçimin gjatë ngjitjes së shkallëve si diçka normale, shpesh të lidhur me lodhjen, mungesën e aktivitetit fizik apo stresin. Megjithatë, ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se kjo simptomë, kur shfaqet edhe me përpjekje të lehta, mund të jetë një sinjal i rëndësishëm për gjendjen e organizmit. Gulçimi afatshkurtër pas aktivitetit fizik intensiv është i zakonshëm, sidomos tek personat që bëjnë pak lëvizje ose kanë peshë të tepërt. Por kur vështirësia në frymëmarrje shfaqet pas disa shkallëve ose një ecjeje të lehtë, kjo mund të tregojë se organizmi nuk po merr mjaftueshëm oksigjen ose se zemra dhe mushkëritë nuk po funksionojnë siç duhet. Ndër shkaqet më të shpeshta përmenden problemet kardiake, të cilat ulin aftësinë e zemrës për të pompuar gjakun në mënyrë efikase,...
Burimi:
syri.net