A mund ta ndihmojë kreatina depresionin? Çfarë tregojnë pesë provat klinike deri tani
A mund të ndihmojë i njëjti suplement që shumë njerëz e përdorin për të rritur muskujt edhe në trajtimin e depresionit? Një rishikim i ri i publikuar me 30 qershor në revistën Brain Medicine sugjeron se kreatina ka potencial, por provat ende nuk janë të mjaftueshme. Kreatina ndihmon qelizat të prodhojnë energji. Trupi e prodhon natyrshëm, por mund ta marrësh edhe nga ushqime si mishi, shpendët dhe peshku, si edhe nga suplementet. Edhe pse njihet kryesisht për mbështetjen e funksionit muskulor, ajo gjendet edhe në tru, gjë që ka shtyrë studiuesit të hetojnë ndikimin e saj në shëndetin mendor. Studiuesit rishikuan pesë prova klinike të rastësishme që përfshinin 238 persona me depresion ose çrregullim bipolar. Dy studime te personat me çrregullim të madh depresiv treguan...
Burimi:
syri.net