“60 persona morën mjekim”, policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë
Në total janë 60 kursantë të helmuar në Akademinë e Sigurisë, bën me dije Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar. Në njoftimin e “bluve” thuhet se mbrëmë janë paraqitur për ndihmë mjekësore në QSUT 31 kursantë, me temperaturë dhe diarre. Ndërkohë 29 të tjerë janë paraqitur mëngjesin e sotëm në spital. Një grup i posaçëm në bashkëpunim me AMP-në dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen hetime për rastin, ndërkohë që mostrat e ushqimeve do t’u nënshtrohen analizave në AKU. “Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, me simptoma si temperaturë dhe diarre, të...
Burimi:
javanews.al