5 shenja të diabetit që ekspertët thonë se nuk duhen neglizhuar
Mbi 40 milionë njerëz në SHBA jetojnë me diabet dhe, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 11 milionë të tjerë mund ta kenë sëmundjen pa e ditur. Shumica e rasteve janë diabet i tipit 2, i cili shfaqet kur organizmi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose nuk e përdor atë siç duhet, duke bërë që niveli i sheqerit në gjak të rritet. Ekspertët paralajmërojnë se shumë simptoma të hershme shpesh injorohen, megjithëse diagnostikimi i hershëm mund të parandalojë komplikacione serioze. 1. Probleme me këmbët Mpirja, ndjesia e djegies, shpimi me gjilpëra, lëkura e thatë, plagët që shërohen ngadalë ose ndryshimet në ngjyrën e këmbëve mund të jenë shenja të para të diabetit. Sipas podiatritdr. MikelDaniels, këto simptoma shpesh i atribuohen këpucëve ose...
Burimi:
syri.net