Rukola, aleatja e re kundër shtimit në peshë dhe sheqerit të lartë në gjak; Ja pse
Një substancë natyrale që gjendet te rukola mund të ndihmojë organizmin të rregullojë më mirë metabolizmin, të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe potencialisht të luftojë shtimin në peshë. Ky është përfundimi i një studimi italian që po tërheq vëmendjen e komunitetit shkencor për rolin e ushqimeve funksionale në shëndetin metabolik. Çfarë është glukoerucina?Glukoerucina është një përbërës natyral që gjendet kryesisht te rukola, pjesë e familjes së perimeve krucifere ku përfshihen edhe brokoli, lakra dhe rrepa. Kur rukola pritet ose përtypet, kjo substancë shndërrohet në erucinë, një molekulë biologjikisht aktive që ka treguar efekte pozitive në organizëm. Sipas studiuesve italianë, erucina mund të ndikojë në procese që lidhen me metabolizmin e energjisë, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përdorimin e glukozës nga qelizat. Këto...
Burimi:
vizionplus.tv