Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars sjell kthesë të madhe, për çfarë duhet të përgatitet secila shenjë

Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars sjell kthesë të madhe, për çfarë duhet të përgatitet secila shenjë

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Nga dreka e ditës së sotme, kemi një trekëndësh të plotë dhe të bukur të Mërkurit mbi Marsin. Ata që kanë detyrime ose marrëveshje për të arritur, do të ishte mirë t’i vendosnin në axhendë gjatë ditës së sotme. Çfarë keni të rëndësishme për të mbyllur këtë javë, duhet ta planifikoni sot ose nesër, megjithëse nesër gjërat do të jenë pak më selektive. Nisjet e reja që diskutuam me Hënën e Re duhet të kenë filluar ose të nisin sot. Marsi te Demi dhe Mërkuri te Gaforrja japin mundësinë që fillimet të kenë ecuri të mirë, përndryshe mund të përballeni me vonesa...