A është mirë t’i mbani grilat mbyllur gjatë ditëve të nxehta?
Kur temperaturat jashtë arrijnë 35–40°C, shumë njerëz mbyllin grilat gjatë gjithë ditës duke menduar se kështu do ta mbajnë shtëpinë të freskët. Por ekspertët thonë se nuk mjafton thjesht t’i ulni grilat, rëndësi ka kur dhe si i përdorni ato. Gabimi që bëjnë shumica Shumë persona i mbyllin grilat plotësisht dhe i lënë ashtu për orë të tëra. Problemi është se mes xhamit dhe grilës krijohet një shtresë ajri. Nëse ajo mbyllet plotësisht, nxehtësia e diellit mund ta kthejë atë hapësirë në një lloj “mini-serre”, duke bërë që një pjesë e nxehtësisë të kalojë drejt brendësisë së shtëpisë. Për këtë arsye rekomandohet: Të mos mbyllen plotësisht vrimat e ventilimit të grilave. Të lihet një hapësirë e vogël poshtë tyre për qarkullimin e ajrit. Të shmanget...
Burimi:
vizionplus.tv