Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lidhjet e ‘Kateshit’ me Altin Dardhën, pas masakrave në Elbasan, u fsheh në bazat e ‘Qorrit’
Tan Kateshi dhe banda e tij u larguan nga Elbasani. Qyteti i tyre nuk ishte më i sigurt për ta. Për disa javë u fshehën në Berat. Atje thuhet se kanë qenë në mbrojtjen e Altin Dardhës, një nga personazhet më të frikshëm të vendit në atë kohë. “Historia e Elbasanit është një histori krimi që lidhet me shumë qytete të tjera. Personazhe problematik, me begraund kriminal, kanë qenë të lidhur pothuajse me çdo bandë në Shqipëri”, u shpreh Kreshnik Myftari, pedagog i drejtësisë. Lufta mes “Bandës së Kateshit” dhe djemve të lagjes “Banesa” ishte në fillim. Hakmarrja nuk ishte shuar ende. Një pasdite, tre persona të lidhur me Kateshin, Alfir Sadushi, Arben Shkodrani dhe Kastriot Dervishi, u rikthyen në lagjen “Banesa”. Ata shkuan aty...