Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lidhja mes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit/ Veterineri tregon modelin e Korfuzit për ta bërë funksionale ekonominë e tregut
Në një intervistë për emisionin Shqip në Dritare TV, Aleksandër Jorgaqi, veteriner 92-vjeçar që jeton prej vitesh në Korfuz pranë familjes së vajzës, tregoi se si ishulli grek ka zgjidhur në mënyrë funksionale lidhjen mes bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit – një model që Shqipëria ende nuk arrin ta kuptojë. “Në Korfuz funksionon ekonomia e tregut,” – thotë ai. “Kush prodhon, shet. Kush investon, fiton. S’ka burokraci, s’ka barriera, s’ka hipokrizi.” Sipas Jorgaqit, atje gjen të gjitha nivelet e konsumit: – Do mish organik? Ka. – Do peshk të egër? Ka. – Do qumësht të freskët apo produkte artizanale? Ka. –...