Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, 81 vite histori e krijimtarisë shqiptare
81 vjet më parë (7 tetor 1945) në Tiranë u themelua Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, organizatë që bashkonte shkrimtarë, kompozitorë, artistë të arteve figurative dhe krijues të tjerë. Fillimisht kjo organizatë quhej Lidhja e Shkrimtarëve, emërtim të cilin e ndryshoi në vitin 1947, kur këtij organi iu bashkëngjit edhe Lidhja e Artistëve, duke bërë bashkë letrarët me kastën e artistëve të vendit. Kryetar i saj, u zgjodh Sejfulla Malëshova, ndërsa detyra honorifike e presidentit iu ngarkua Fan Nolit. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve nisi me 70 anëtarë, por më tej u shndërrua në një prej institucioneve kryesore të jetës letrare dhe artistike në vend. Disa prej pasuesve të Malëshovës në krye të LSHA-së ishin: Dhimitër Shuteriqi, Dritëro Agolli, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu,...
Burimi:
kultplus.com