“Lideri janë qytetarët”/ Aktivisti Myftari: Protesta duhet të marrë përgjegjësi, duhen ide konkrete për ndryshimin
Aktivisti Florjan Myftari ka folur për hapat e radhës të protestës, duke deklaruar se qytetarët e kanë bërë tashmë të qartë qëndrimin e tyre dhe se protesta duhet të kalojë në një fazë të re. Sipas Myftarit, tashmë është momenti që protesta të marrë përgjegjësi dhe të propozojë ide konkrete për ndryshimin e situatës në vend. Ai u shpreh se shqiptarët “kanë zërin e tyre”, ndërsa sipas tij, politikanët vazhdojnë të mos e dëgjojnë atë. “Është momenti që protesta të marrë përgjegjësi e të propozojë ide që mund t’i zhvillojmë vetëm së bashku”, tha Myftari. Duke iu referuar katër muajve të protestës, aktivisti theksoi se nuk është shfaqur një lider i vetëm, pasi, sipas tij, liderët janë vetë qytetarët. “Nuk mund të ketë një lider...
Burimi:
gijotina.com