Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lideri i Iranit në mbështetje të Palestinës: Fitorja e palestinezëve është e sigurt
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka ndarë sonte një mesazh në mbështetje të popullit palestinez. Bëhet e ditur se mesazhin e ka ndarë në platformën X. “Palestina është një çështje qendrore për ne dhe fitorja e palestinezëve është diçka e sigurt”, shkroi Khamenei. Ndryshe, tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe veprimet izraelite në Iran dhe Gaza kanë shkaktuar disa protesta dhe tubime këtë fundjavë. Në Londër, temperaturat përvëluese të qershorit nuk i ndaluan demonstruesit pro-palestinezë t’i bënin thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të ndalonte lejimin e eksporteve të armëve dhe bashkëpunimin ushtarak me Izraelin. Midis...