Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Liderët europianë reagojnë pas kërcënimit të Trump me 30% taksa ndaj BE-së, Macron: Duhet të mbrojmë interesat e Europës më shumë se kurrë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje BE-së të “mbrojë me vendosmëri interesat evropiane” pasi Donald Trump kërcënoi të vendoste tarifa prej 30% për pothuajse të gjitha importet nga BE-ja. Ai tha se BE-ja duhet të jetë gati për një luftë tregtare dhe t’i kundërvihet presidentit amerikan, i cili vetëm javën e kaluar pritej të miratonte në parim një marrëveshje tarife prej 10% me bllokun europian. “Më shumë se kurrë është detyrë e komisionit të pohojë vendosmërinë e unionit për të mbrojtur me vendosmëri interesat evropiane. Në veçanti, kjo nënkupton përshpejtimin e përgatitjes së kundërmasave të besueshme, duke mobilizuar...