Libri “Parku i bletëve”, i shkrimtarit Flori Kasaj, një aventurë edukative e frymëzuar nga një park në Tropojë

Libri “Parku i bletëve”, i shkrimtarit Flori Kasaj, një aventurë edukative e frymëzuar nga një park në Tropojë

Nga diskutimi me autorin Nga Gjovana Gjergji “Parku i bletëve”, libri më i ri i shkrimtarit Flori Kasaj, është një aventurë edukative për fëmijë, e shkruar katër vite më parë, pas një përvoje që lidhet me kosheret e bletëve në parkun e Tropojës. Gjatë kësaj periudhe, vepra kaloi nëpër një proces të gjatë krijues, me rishikime dhe përkushtim ndaj detajeve të rrëfimit. Në këtë proces, një rol të rëndësishëm ka pasur bashkëpunimi me redaktorin letrar, gjuhësor e shkencor, si dhe puna me ilustratorin për paraqitjen grafike të librit. Rrëfimin e udhëheqin dy personazhe të personifikuara, Lola dhe Lela, të cilat e shndërrojnë botën e bletëve në një hapësirë plot jetë, mistere dhe zbulime. Përmes aventurave të tyre, fëmijët hyjnë në një univers ku imagjinata kapërcen...