Libri i Ungjijve i vendosur në arkivolin e Papa Françeskut, si një simbol i besimit dhe përkushtimit të tij të jetës

Libri i Ungjijve i vendosur në arkivolin e Papa Françeskut, si një simbol i besimit dhe përkushtimit të tij të jetës

10:30-Një Libër i hapur i Ungjijve është vendosur mbi arkivolin e mbyllur të Papa Françeskut. Mesha e varrimit të Papa Françeskut ka nisur me antifonin e hyrjes. Kjo është një përzgjedhje e vargjeve të psalmeve ose pjesëve të shkrimeve të shenjta që këndohen ose recitohen tradicionalisht. Shërbimi i varrimit të Papës Françesku këtë mëngjes po udhëhiqet nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re. 91-vjeçari italian u shugurua në Dioqezën e Breshias në vitin 1957. Në vitin 2001, Papa Gjon Pali II e shpalli atë kardinal. Ai u zgjodh si dekan i Kolegjit të Kardinalëve në vitin 2020 dhe...
Burimi: Kohajone.com