Librazhd/ Fotografoi votën, arrestohet qytetari në fshatin Spathar

Librazhd/ Fotografoi votën, arrestohet qytetari në fshatin Spathar

Një qytetar është arrestuar pak minuta më parë në fshatin Spathar të Librazhdit, pasi u kap në flagrancë duke fotografuar votën. Qytetari ka përdorur telefonin e tij për të bërë një foto të fletës së votimit brenda kabinës. Ai është filmuar nga të pranishëm në qendër teksa përpiqej të fshinte fotografinë nga pajisja, duke u përpjekur të zhdukë provat.Lexo edhe :Related Posts Ngjarja konsiderohet si shkelje e rëndë e sekretit të votës. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv