Librazhd/ As reshjet nuk ndalin zjarret, vatra aktive në Dorëz dhe Hotolisht

Librazhd/ As reshjet nuk ndalin zjarret, vatra aktive në Dorëz dhe Hotolisht

Pavarësisht reshjeve të pjesshme të shiut që kanë rënë gjatë 48 orëve të fundit, në territorin e Librazhdit, janë regjistruar disa vatra aktive zjarri të cilat kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe pyje në disa zona. Një nga vatrat më problematike ndodhet në fshatin Dorëz, Njësia Administrative Qendër, konkretisht në zonën e njohur si “Kodra e Kuqe”. Zjarri aty ka nisur prej ditës së djeshme dhe ka përfshirë disa hektarë me bimësi të ulët, shkurre dhe barishte. Aktualisht, ndërhyrja është përqendruar edhe në masivin pyjor të këtij fshati, ku është identifikuar një vatër tjetër që vazhdon të përhapet....