Burimi:
Syri.net

Libia urdhëron pezullimin e 10 OJQ-ve ndërkombëtare: Akuza për shkelje ligji dhe pastrim parash
👁10015
Autoritetet në Libi kanë urdhëruar pezullimin e operacioneve dhe mbylljen e zyrave për 10 organizata ndërkombëtare humanitare, duke i akuzuar për shkelje të ligjeve vendase dhe përfshirje në aktivitete të dyshimta financiare. Sipas Agjencisë së Sigurisë së Brendshme (ISA), këto organizata ofronin ndihmë për migrantët afrikanë në mënyrë që, sipas autoriteteve, synonte ndryshimin e strukturës demografike të vendit. “Vendosja e emigrantëve të paligjshëm të kombësive afrikane në Libi është një veprim armiqësor ndaj popullsisë libiane,” deklaroi ISA, duke e justifikuar vendimin si masë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Në mesin e organizatave të prekura janë Mjekët pa Kufij (MSF), Këshilli...