Liberace, një jetë mes pianos, skenës dhe maskës

Liberace, një jetë mes pianos, skenës dhe maskës

Me piano, shandanë, kostume të stërmëdha dhe hyrje spektakolare, Liberace e ktheu skenën në një botë më vete. Pianisti amerikan, i cili e quante veten një “one-man Disneyland”, ndërtoi një nga personazhet më të dallueshme të showbizit të shekullit XX, duke e bërë luksin dhe teprinë pjesë të pandashme të muzikës së tij. Por pas këtij shkëlqimi fshihej një jetë private që ai e ruajti me kujdes deri në fund. Liberace vdiq në vitin 1987 nga një sëmundje e lidhur me AIDS-in, pasi kishte mësuar se ishte HIV pozitiv rreth 18 muaj më herët. Gjatë gjithë jetës ai mohoi publikisht se ishte homoseksual, ndërsa pas vdekjes u bë e njohur se kishte pasur marrëdhënie afatgjata me burra. Historia e tij po rikthehet tash në skenë...