Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Liban/ Izraeli vijon sulmet, humb jetën një person dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur
Autoritetet libaneze bënë të ditur se një person humbi jetën dhe 20 të tjerë u plagosën ditën e sotme, si pasojë e bombardimeve të reja izraelite në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit që ka qenë në fuqi prej shtatë muajsh. Nga ana tjetër Izraeli deklaroi se kishte shënjestruar objektiva të Hezbollahut. Një dron izraelit goditi një ndërtesë banimi në qytetin Nabatiyeh, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e 13 personave të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, që iu referua agjencisë shtetërore të lajmeve, ANI. Ushtria izraelite theksoi se kishte shënjestruar një strukturë nëntokësore të Hezbollahut, të...