Lezhë/ Rriten çmimet e banesave, blerja e një apartamenti bëhet gjithnjë e më e vështirë

Lezhë/ Rriten çmimet e banesave, blerja e një apartamenti bëhet gjithnjë e më e vështirë

Tregu imobiliar në Lezhë po njeh rritje të vazhdueshme të çmimeve, veçanërisht në zonat bregdetare, ku kërkesa për apartamente nga investitorët dhe blerësit e huaj po ushtron presion mbi vlerën e pronave. Ndërsa tregu shihet si një mundësi për investime, për shumë familje blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Gjatë dy viteve të fundit, çmimet e apartamenteve në Lezhë janë rritur mesatarisht me rreth 10%, ndërsa në disa zona bregdetare, si Rana e Hedhun, rritja raportohet të ketë arritur deri në 20%. Shëngjini mbetet një nga zonat më të kërkuara, por interes në rritje po shfaqin edhe Kuneja, Taleja dhe vetë qyteti i Lezhës. Megjithatë, përtej interesit të investitorëve, mbetet shqetësimi se sa të përballueshme janë këto çmime për qytetarët...