Lezhë: Identifikohet autori i grabitjes me armë në Rrugën e Kombit, shpallet në kërkim
Një 36-vjeçar nga Puka është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia si njëri prej autorëve të dyshuar të grabitjes me armë zjarri, të ndodhur më 31 gusht 2021 në Rrugën e Kombit, në Mirditë. Gjatë ngjarjes një personi iu vodh një shumë parash nën kërcënimin e armës. Gjykata e Lezhës ka caktuar ndaj 36-vjeçarit Ndrecë Kola, masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij. Hetimet kanë identifikuar edhe një person tjetër të dyshuar për përfshirje në ngjarje.
Burimi:
ntv.al