Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në strukturat drejtuese, me emërime dhe transferime në disa drejtori vendore, si edhe në departamente të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndryshimi i parë lidhet me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Drejtuesi i Parë Kastriot Skënderaj është emëruar në postin e Drejtorit të kësaj drejtorie. Në këtë funksion ishte Fatmir Hoxha, i cili tashmë është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku do të ushtrojë detyrën e Specialistit në Drejtorinë për Integrimin. Ndryshime janë bërë edhe në strukturat drejtuese të Policisë në Berat dhe Korçë. Drejtuesi Luigj Vathi është larguar nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë....